Lajme

Kraja: Po të ishte Abazoviqi aq shqiptar nuk do të bënte koalicion me partinë pro serbe

Akademik, Mehmet Kraja
Akademik, Mehmet Kraja

“Po të ishte aq shqiptar sa e mendoni ju, ai nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe në Malin e Zi”.

Kështu ka thënë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Artave të Kosovës, Mehmet Kraja, gjatë një interviste për Dritan Abazoviqin.

Madje, ai ka thënë se votuesit e Abazoviqit janë kryesisht malezezë dhe boshnjakë.

Kraja foli në lidhje me raportimet se Dritan Abazoviq do të jetë kryeministër i Malit të Zi.

“A mund të kemi një kryeministër shqiptar në Malin e Zi me qeveri të pakicës? Më pyesni mua sepse jam prej Malit të Zi? S’ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë! Problemi për mendimin tim është se pse është shqiptar Dritan Abazoviqi? Ai ka lindur në Ulqin, por ai nuk e ka votuesin shqiptar Dritan Abazoviq?”, ka thënë ai.

“Ju e dini apo nuk e dini këtë? Ai ka votuesit kryesisht malazezë dhe boshnjakë. Prandaj, ai mund të jetë kryeministër, por do të jetë një kryeministër i Malit të Zi kosmopolit, që nuk është shqiptar. Nuk dua t’ia mohoj unë nacionalitetin, është çështje krejt individuale e tij”, ka thënë ai. /SHQIP.COM