Sport Shqiptar

Krahas Rashanit, edhe Zhegrova mungon ndaj Rumanisë

Kosova do të jetë edhe pa Edon Zhegrovën për ndeshjen kundër Rumanisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

Ndryse, Elbasan Rashani të enjten është konfirmuar se do të mungojë pasi është larguar nga grumbullimi, ndërsa mungesën e Zhegrovës e ka konfirmuar Alain Giresse në konferencën për shtyp.

Sipas tij, Zhegrova ka një lëndim dhe ende nuk është rikuperuar.

“Para ndeshjes me Rumaninë, i kemi dy mungesa të rëndësishme. I pari është Elbasan Rashani që është larguar nga stërvitja, ndërsa edhe Edon Zhegrova është i lënduar dhe nuk është rikuperuar ende”, ka thënë Giresse.

/Shqip.com