KQZ shpërndan materialin zgjedhor
Publikuar:
(16.10.2021 10:44:52)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit kryesor për Zgjedhjet Lokale 2021, të shtunën duke nisur nga ora 10:00.
Ky material zgjedhor dorëzohet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.
Shpërndarja e materialit është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Pjesë e këtij materiali janë edhe fletëvotimet.
Në çdo vendvotim do të ketë dy lloje të fletëvotimeve: për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Të dielën e 17 tetorit, qytetarët në Kosovë i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna./SHQIP.com