Lajme

KQZ publikon lokacionet e qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar lokacionet për 19 qendrat e votimit për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

KQZ u ka ofruar mundësinë të gjithë votuesve që përmes vëgëzës https://eomp.kqz-ks.org/ mund ta mësojnë online qendrën e tyre të votimit duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit.

Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023.

Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

/Shqip.com