Lajme

KQZ-ja shtynë deri më 28 nëntor afatin për certifikim të partive në veri

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka vendosur që të shtyjë deri me 28 nëntor afatin për certifikimin e partive për zgjedhjet në veri të vendit. Ky vendim është marrë në mbledhjen elektronike të mbajtur të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi për Shqip.com

“Sipas vendimit të KQZ-së, afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve i paraparë të përfundojë më 21 nëntor është shtyrë deri më 25 nëntor 2022. Rrjedhimisht, është shtyrë edhe afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin ose jo të subjekteve politike dhe kandidatëve nga 26 nëntori në 28 nëntor 2022. Po ashtu, KQZ-ja ka ndryshuar edhe afatin për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat do të shtyhet deri më 28 nëntor 2022”, ka thënë Elezi.

Më tutje Elezi ka thënë se sa i përket afatit për aplikim për certifikim të subjekteve politike i ka filluar më 15 nëntor, ju njoftoj se deri tani, më 21 nëntor, KQZ-ja ka pranuar dy aplikime për certifikim.

“Subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, ndërsa subjekti tjetër politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut” ka thënë Elezi.

Komunat ku pritet të mbahen zgjedhjet janë : Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçani.

/Shqip.com