Lajme

KQZ-ja shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Foto: EO

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka shpërndarë materialin zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahet më 14 nëntor.

Materiali është shpërndarë në 21 komuna të vendit – ku do të zhvillohet balotazhi mes kandidatëve për kryetarë të komunave.

42 kandidatë do të përballen të dielën në balotazh për të fituar mandatin katër vjeçar për të udhëhequr me komunën.

No description available.
Shpërndarja e materialit zgjedhor bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës

Fushata zgjedhore për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga e hëna (8 nëntor) deri të premten (12 nëntor) dhe është zhvilluar pa incidente, por me tubime masive – ku masat anti-COVID’19 në shumicën e rasteve nuk janë respektuar.

Procesi i votimit do të mbahet në 66 për qind të vendvotimeve.

Qendrat e votimit do të hapen nesër duke filluar nga ora 07:00 dhe do të jenë të hapura për qytetarët deri në ora 19:00./SHQIP.com