Lajme

KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në veri

Mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të certifikojë listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Veri.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi është shprehur se lista votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve, 1 mijë e 189 më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Lista

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Kjo listë votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve apo 1,189 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021. Votuesit janë të shpërndarë në 44 qendra të votimit me gjithsej 74 vendvotime”, tha Elezi.

Zgjedhjet në veri pritet të mbahen më 18 dhjetor.

/Shqip.com