Lajme

KPM e ndërpret transmetimin e reality shout “It’s my home”

It's my home

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka vendosur që t’ia ndërprejë transmetimin reality shout të First Channel, “It’s my home”.

Lajmin e ka bërë të ditur, Valon Maloku, i cili është drejtues i këtij televizioni.

“Sipas vendimit të KPM-së programi reality shou ‘It’s my home’ ndërpritet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka shkruar Maloku.

Ky vendim vjen pasi një banore është sulmuar fizikisht nga një banor tjetër.

Kjo erdhi pas një debati që ata të dy ishin përfshirë, ku një banor ka goditur me këpucë banoren tjetër.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte.

Ndërkaq, disa nga banorët e tjerë nuk reagojnë për rastin, dhe i dalin në krahë banorit që e sulmoj fizikisht vajzën, duke promovuar kështu dhunën dhe bullizmin në televizion.

Për këtë Policia e Kosovës ka hapur rast për veprat sulm dhe kanosje, ndaj një personi që e sulmoj fizikisht një banore në emisionin ‘It’s my Home’, i cili me pas është liruar me procedurë të rregullt.

Ndryshe, transmetimi i këtij show është duke vazhduar në Facebook./SHQIP.com