Ekonomi

KPM cakton mbledhje për trajtimin e rastit të Klan Kosovës

Komisioni i Pavarur i Mediave
Komisioni i Pavarur i Mediave

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka caktuar mbledhje më 16 qershor për të trajtuar rastin e Klan Kosovës.

Kështu ka njoftuar KPM, e cila ka thënë se është vënë në dijeni se sot Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ia ka pezulluar certifikatën e biznesit shoqërisë tregtare “Klan Kosova SH.P.K”.

“Komisioni është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë”, shkruan KPM.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Pavarur i Mediave është vënë në dijeni se sot Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ia ka pezulluar certifikatën e biznesit shoqërisë tregtare “Klan Kosova sh.p.k”.

Komisioni është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë.

Rasti do të trajtohet në mbledhjen e KPM-së të premten më 16 qershor 2023.

/Shqip.com