Lajme

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Elbasanit që u bë e famshme me video në Tik Tok

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedanin

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedanin është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas videove virale që ajo postonte në “TIK Tok”.

Kapedani është e pezulluar nga detyra prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit në Tik Tok të disa videove të filmuara në zyrë dhe teksa drejtonte makinën.

Gjyqtarja pranoi shkeljen disiplinore pasi “pushtoi” rrjetin me videot e saj dhe shprehu pendesë për veprimet brenda institucionit të gjykatës.

Ndërkohë ILD vendosi ta pezullojë atë nga detyra për 6 muaj, deri në vedimin e KPK që u dha sot, pas shtyrjes nga 9 maji.

Ndryshe ky vendim vjen pas publikimit të disa video në TikTok, nga ambientet e punës dhe me muzikë në sfond, ku gjyqtarja shfaqet duke ecur dhe duke bërë video-selfie.

Ajo madje në momentet e publikimit kishte thënë se këto video janë të montuara, por që më vonë i kishte pranuar./SHQIP.com