Lajme

KPK refuzon marrëveshjen për kryeprokurorin Ramiz Buzhala

Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e sotëm ka refuzuar marrëveshjen për kthimin në punë të kryeprokurorit të Gjakovës Ramiz Buzhala.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Bedri Gashi nga zyra për media e KPK-së.

“KPK-ja ka trajtuar Marrëveshjen Vullnetare të Panelit Hetimor lidhur me rastin AD.nr.05\2022, me ç’rast si e tillë nuk është aprovuar kjo marrëveshje, por anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë kërkuar që të kthehet në rishqyrtim” ka thënë Gashi.

Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhalla dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë.

Kryeprokurori Buzhala i drejtohet dikujt se “këto janë pyetjet e testit me shkrim. Shiko shfrytëzoje kohën deri në orën 13:00”.

Siç raporton Kallxo.com, ai këto pyetje ia ka dërguar gazetares së tyre, Adelina Ahmeti duke shkruar “këto janë pyetjet e testit me shkrim”.

Kryeprokurori Buzhala pasi dërgoi pyetjet dhe udhëzimin se ka kohë deri në orën 13:00, tutje ai vazhdon të thërras në telefon ndërsa kur përgjigjet ekipi i kallxo, ai nis arsyetimin se kanë qenë të dërguara gabimisht.

Lidhur më këtë, Ramiz Buzhala është suspenduar nga detyra.

Vedimi ishte marrë më kërkesë të U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi, Jetish Maloku të cilët kanë mbajtur një takim urgjent për të diskutuar lidhur me rastin që kryeprokurori dyshohet se ka dërguar pyetjet e testit gabimisht gazetarës.

Pas suspendimit të Kryeprokurori Buzhala, Këshilli Prokurorial ka marr vendim për caktimin e prokurorit, Enis Gashi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës./Shqip.com