Lajme

KPK kundërshton koeficientin e caktuar nga Qeveria

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë për vlerën e koeficientit në vlerë prej 105.

Sipas KPK-së, vërtetohet se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e stafit administrativ.

“Rrjedhimisht, sot, me rastin e publikimit të vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë, faktikisht, vërtetohet hapur se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e një pjese të stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KPK-së për medie.

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është përcaktuar edhe koeficienti i pagës që pritet të zbatohet që nga dita e sotme.

“Pas këtij procesi shumë kompleks e voluminoz, është mbërritur të vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105, ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ai do të jetë 110 euro”, ka thënë Kurti.

Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani.

/Shqip.com