Lajme

Kovaçevski prezanton masat e reja kundër krizës: Pakoja e re prej 350 milionë euro

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për miratimin e një pako prej 350 milionë euro për tu ndal në ndihmë qytetarëve të saj.

Në fjalën e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, mbeten prioritet raporton Alasat M.

“Mesazhi kryesor sot është se ne nuk do të harrojmë askënd që  të përballet me pasojat e krizës. Së bashku do ta kalojmë krizën”, tha Kovaçevski në një konferencë për media pas seancës së rregullt të 88-të të qeverisë.

Kryeministri nënvizoi se duhet të ketë burime energjie, ngrohje dhe energji elektrike.

“Edhe një herë e menaxhojmë mirë Buxhetin dhe ua kthejmë paratë qytetarëve, veçanërisht kategorive më të rrezikuara. Kemi bërë konsultime të thella me ekspertë, punëdhënës, oda ekonomike dhe pensionistë.Kemi finalizuar masat për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë, por nga sot do të punojmë edhe më me përkushtim për tejkalimin e krizës. Ne veprojmë me vendosmëri dhe marrim masa që zbusin krizën”, theksoi Kovaçevski.

Ai iu referua edhe mjeteve të siguruara nga ribalancimi i Buxhetit, të cilat do të realizohen në periudhën e ardhshme.

/Shqip.com