Rozë Ndërkombëtar

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker publikojnë albumin e dasmës

Kourtney Kradashian dhe Travis Barker janë martuar në Las vegas.

Ditën e djeshme Kourtney ka publikuar disa foto në instagram nga albumi i saj i dasmës.

Ani pse të martuar, motra e Kim nuk po mund ta quajë atë ende bashkëshort.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Në imazhin e parë, dyshja u shfaqën të buzëqeshur, teksa një imitues i këngëtarit Elvis Presleay qëndronte pas tyre për të kënduar.

Çifti u kurorëzuan në ambient kishe e cila ishte dekoruar me lule të bardha.

“Këto i gjeta në kamerën time. Një herë e një kohë, në një vend të largët, në Las Vegas, në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pas tekilës, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm u martuan në kishë vetëm në shoqëri të ‘Elvis’. Praktika të bën të përsosur”, shkroi Kourtney sipër imazheve.

Dasmën e tyre e bëri të veçantë veshja e tyre si dhe bartja e syzeve të zeza të errëta./Shqip.com