Kounde nuk do të debutojë – as sonte
Publikuar:
(21.08.2022 18:18:53)

Jules Kounde nuk do të debutojë as sonte – me fanellën e Barcelonës.
Qendërmbrojtësi francez nuk është regjistruar ende zyrtarisht dhe – ndeshjen ndaj Real Sociedadit do e shikojë nga televizioni.
Blaugranët duhet të largojnë të paktën një futbollist nga ekipi – që t’i bëjnë vend francezit.
Kounde paraprakisht kishte luajtur në Sevilla – skuadër me të cilën i zhvilloi 133 paraqitje në La Liga.
Ai – mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrotjes, teksa ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja franceze. /Shqip.com