Kounde – ende nuk është regjistruar si futbollist i Barcelonës
Publikuar:
(20.08.2022 20:48:45)

U ble 55 milionë euro nga Barcelona.
Por, ende nuk është regjistruar zyrtarisht si futbollist i ekipit katalunas.
Jules Kounde vazhdon të mbetet jashtë listës së lojtarëve që mund të luajnë ndeshje zyrtare me fanellën e Barçës.
Blaugranët duhet të largojnë një futbollist nga ekipi – që t’i bëjnë vend francezit, sepse përndryshe ai nuk do të paraqitet as ndaj Real Sociedadit, të dielën.
Kounde paraprakisht kishte luajtur në Sevilla – skuadër me të cilën i zhvilloi 133 paraqitje në La Liga.
Ai – mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrotjes, teksa ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja franceze. /Shqip.com