Sport Ndërkombëtar

Kounde e mendon vetëm “fitoren” si opsion

Jules Kounde

Transferimi tij në Barcelonë bëri bujë të madhe, për shkak se katalunasit e zhvilluan një “luftë” të madhe për të – me Chelsean.

Por, Jules Kounde qëndroi i heshtur.

Qendëmrbrojtësi francez – ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle – duke treguar objektivat e tij me fanellën e skuadrës katalunase.

“Qëllimi më i rëndësishëm për këtë sezon është i qartë: Fitore, fitore, fitore. Unë jam i dashuruar me stilin e Barçës. Unë shikoj shumë futboll. Ishte koha për të bërë lëvizjen. Prita derisa të isha gati. Më shumë ndeshje, përvojë në La Liga, me një stil loje që më pëlqen. Unë i njoh skuadrat, lojtarët e tyre, sulmuesit e tyre”.

Teksa, shtoi se “Xavi më tha se isha perfekt për sistemin e tij. Ne folëm shumë për futbollin. Është Xavi, dhe ai ishte një nga lojtarët më të mirë. Biseda ishte shumë e mirë dhe e natyrshme, që është gjithmonë një shenjë e mire”.

Kounde ka përvojë të madhe në La Liga – sepse i zhvilloi 133 paraqitje për Sevillën.

Ai – mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrotjes, teksa ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja franceze. /Shqip.com