Sport Ndërkombëtar

Koulibaly – synim i Chelseat

Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly është objektivi i Chelseat për këtë merkato të verës.

Qendërmbrojtësi dëshiron të largohet nga Napoli dhe londinezët janë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e tij.

Teksa, Fabrizio Romano ka raportuar se “agjenti i Kalidou Koulibaly, Ramadani është sot në Milano për të përparuar në negociatat për qendërmbrojtësin. Bisedimet tani po përparojnë, me Chelsean gati për të paraqitur një ofertë hapëse”.

Koulibaly ka zhvilluar 27 ndeshje në sezonin e fundit të Series A, ndërsa ka shënuar tre gola dhe ka asituar po aq herë.

Shtatgjati – tashmë ka 31 vjet në supe dhe krahas cilësive – as përvoja nuk i mungon.

Sipas “Transfermarkt” ai vlerësohet 35 milionë euro.

Në total – senegalezi ka djersitur fanellën e Napolit në 236 ndeshje të Series A – duke qenë shylla e repartit defanziv.