Koulibaly: Napoli ende ka shpresë të fitojë Serie A

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly e ka pranuar se Napoli do të duhej të bënte më shumë kundër Interit.
Ndeshja e zhvilluar në “Diego Armando Maradona”, ndërmjet Napolit dhe Interit përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Pas ndeshjes, Koulibaly ka deklaruar se një pikë kundër interit është një rezultat i mirë.
“Mendoj se mund të kishim bërë më shumë, në pjesën e dytë, pasi Dzeko shënoi një gol shumë të vështirë. Ne ishim pak të ngadaltë në fillim të pjesës së dytë dhe mund të kishim bërë më mirë, por nuk mund të jemi shumë të pakënaqur, sepse një pikë kundër Interit është ende një rezultat i rëndësishëm”, tha ai.

30-vjeçari ka thënë se Napoli ende ka mundësi ta fitoj “Scudetton”.
“Ne duhet të garojmë deri në fund të ligës dhe të paktën duam të përfundojmë në top katërshen, por çdo gjë më shumë është një bonus dhe ne do të punojmë shumë për të arritur bonusin që është ajo që ne të gjithë duam.”
Interi gjendet në vendin e parë me 54 pikë, një më pak se Napoli, por “Zikaltrit” kanë edhe një ndeshje më pak të luajtur./Shqip.com