Sport Ndërkombëtar

Koulibaly dëshiron qëndrimin te Napoli

Kalidou Koulibaly

Qendërmbrojtësi pritet t’i futet tryezës së bisedimeve pasi të kthehet nga pushimet.

Kalidou Koulibaly dëshiron pensionimin në skuadrën e Luciano Spallettit, në rast se arrihet marrëveshja me klubin.

Sipas raportimeve të mediumit italian, La Republica, ai thuhet të ketë ndarë mendjen tashmë.

Kalidou Koulibaly, SSC Napoli

Dy klube që qëndruan të gatshme për të trokitur në derën e presidentit Aurelio de Laurentiis ishin Juventus dhe Barcelona.

“Bianconeri” veçse i kanë kushtet financiare, pasi morën 20 milionë euro nga shitja e Mehri Demiral – përderisa “Blaugrana” çalon financiarisht.

Megjithatë, katalanasit kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur për shitjen e 49,9 për qind të aksioneve komerciale të klubit, çka i siguron atyre mjaftueshëm për të qëndruar konkurrues në treg.

Kalidou Koulibaly, Senegal

Nga ana tjetër, napolitanët kaluan një edicion të mirë duke kapur biletën për Ligën e Kampionëve dhe do të ishin të lumtur të llogarisnin në senegalezin.

30-vjeçari ka kontratë që e mban atë në “Diego Armando Maradona” deri në qershorin e vitit 2023.

Vlera e tij në treg aktualisht arrin në shumën e 35 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com