Koulibaly arrin marrëveshje me Chelsean

Kalidou Koulibaly dëshiron që sezonin të ri të luaj në “Stamford Bridge”.
Qendërmbrojtësi i Napolit – ka arritur marrëveshje personale me Chelsean.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
“Chelsea tani po mbyll marrëveshjen me Kalidou Koulibaly! Marrëveshje e plotë për kushtet personale për 10 milionë euro neto në sezon, kontratë deri në qershor 2027.Negociatat do të përfundojnë në ditët në vijim: Chelsea po punon për të mbyllur marrëveshjen për 38 milionë euro plus shtesa si propozim përfundimtar”, ka shkruar Romano.
Koulibaly ka zhvilluar 27 ndeshje në sezonin e fundit të Series A, ndërsa ka shënuar tre gola dhe ka asituar po aq herë.
Shtatgjati – tashmë ka 31 vjet në supe dhe krahas cilësive – nuk i mungon as përvoja.
Sipas “Transfermarkt” ai vlerësohet 35 milionë euro.
Në total – senegalezi ka djersitur fanellën e Napolit në 236 ndeshje të Series A – duke qenë shylla e repartit defanziv./Shqip.com