Lajme

KOSTT-i: Për oraret e reduktimeve drejtohuni në KEDS

Foto: Ilustrim

Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), në bazë të orarit të kufizimit të energjisë elektrike, bëjnë të ditur se ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa dhe energjia e siguruar nga palët për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend.

Në njoftimin publik që ka bërë KOSTT-i, qartëson se për oraret e kufizimeve qytetarët duhet të drejtohen në KEDS.

“Njoftohen qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS)”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Më tej, shtojnë se gjendja e krizës energjetike do të përballohet më me lehtësi nëse qytetarët e shfrytëzojnë rrymën në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur./Shqip.com