Lajme

Kosovës i shtohet edhe një parti e re politike, flet kryetari i saj

Komisioni Qendror Zgjedhor

Isa Agushi, është kryetari i partisë më te re në Kosovës, parti kjo e cila quhet Bashkimi për Ndryshim – Anamorava.

Agushi partinë e tij e kishte regjistruar më 9 mars, dhe pas një muaji, ka shpalosur idetë e tij politike.

Ai ka treguar se me epiqendër të interesit i kanë komunat e Anamoravës, Gjilan, Kamenicë e Viti, por që programin dhe synimet i kanë të shtrihen në gjithë Kosovën.

Me ardhjen e Alban Hysenit në krye të Gjilnit, Agushi është shprehur se kjo i ndihmoni, por sipas tij, Hyseni nuk po arrin të bëjë ato që premtoi, pasi edhe buxheti i lëshuar nga Qeveria është i vogël.

Agushi gjatë një interviste në Klan Kosova ka folur edhe për pikëpamjet e tyre politike-programore karshi zhvillimeve të fundit.

Ai është shprehur se Qeveria në pushtet nuk do duhej t’i ndante nga 100 euro për 800 mijë qytetarë.

Por, me të njëjtat para, mund të financojë projekte mbi energjinë e ripërtritshme, pasi Kosova po përjeton krizë energjetike në sezonin e dimrit dhe sipas tij ekzekutivi do duhej t’i rriste vetëm asistencat sociale për rreth 20%.

Agushi nga ana tjetër ka rekomanduar forcimin me armatim të FSK-së, pasi rreziku është i hapur çdo herë nga Serbia./Shqip.com