Sport Shqiptar

Kosovë – Shqipëri, dy ndeshje miqësore në shtator

Ndeshja mes Kosovës U17 dhe Shqiperise U17

Përfaqësuesja U17 e Kosovës gjatë muajit shtator do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren U17 të Shqipërisë, shkruan Shqip.com.

Këto dy miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjeve të të dy ekipeve për ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian, që do të zhvillohen në tetor.

Të dy federatat tashmë kanë rënë dakord që të dy ndeshjet të zhvillohen në Prishtinë, më 22 dhe 24 shtator.

Këto miqësore pritet t’i shërbejnë përzgjedhësit të Kosovës, Arsim Abazi dhe stafit të tij që t’i kenë idetë e qarta rreth lojtarëve që do t’i kenë në shërbim për këto ndeshje kualifikuese.

“Dardanët” U17, në këto kualifikime bëjnë pjesë në Grupin 9, së bashku me Austrinë, e cila është nikoqire e ndeshjeve të këtiij grupi, Slloveninë dhe Ishujt Faroe./Shqip.com