Kosovë-Gjeorgji, publikohet formacioni zyrtar i Dardanëve
Publikuar:
(12.10.2021 19:30:12)

Është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen që do e zhvillojnë me fillim nga ora 20-45, ndaj Gjeorgjisë.
Bernard Challandes ka vendour të i bëjë disa ndryshime në formacionin startues, shkruan Shqip.com.

Për dallim nga ndeshja e kaluar, në këtë takim kanë startur edhe Bersant Celina dhe Besar Halimi.
Të dy këta futbollistë njihen për lojën e mirë teknike dhe pritet që të i sjellin shumë kreativitet ekipit.
Kosova aktualisht gjendet në vendin e katër të Grupit B, me katër pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.
Në këtë takim, ata kanë hyrë pas dy humbjeve radhazi, ndaj Spanjës dhe kundër Suedisë.
Në anën tjetër, Gjoergjia renditet e fundit në këtë grup me vetëm një pikë./Shqip.com