Lajme

Kosovari e plagos me thikë një polic në Ulqin

Ulqin

Një polic malazez dyshohet se është therur me thikë nga një 30 vjeçar kosovar.

Ai, siç dyshohet, e ka goditur me thikë politin në kofshën e këmbës së djathtë.

 Ngjarja ndodhi para lokalit “H20”, në sheshin Malja të Ulqinit.

“Ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor”, shkruhet në raportin e policisë.

Siç shkruan mediumi malazez, Vijesti, prokurori ka caktuar masën e ndalimit prej 72-orësh për kosovarin.

I dyshuari është arratisur pasi e plagosi policin jashtë detyrës, por u gjet dhe arrestuar disa orë më vonë.

Në vendimin për ndalimin e kosovarit, përmendet arratisja dhe fakti se ai nuk ka vendbanim të përhershëm në Ulqin. Kështu, policia malazezse konsideroi se ka rrezik që ai të arratiset në rast se do të lihej i lirë.