Kosovarëve ua heq vizat edhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Publikuar:
(11.01.2024 09:31:44)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës,
Njoftimi është dhënë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
/Shqip.com