Ekonomi

Kosovarët e “lëshojnë dorën për Vitin e Ri”, shpenzojnë gati 30 milionë euro

Ilustrim.

29 milionë e 700 mijë euro familjet kosovare i kanë shpenzuar për ta festuar Vitin e Ri.

Këto të dhëna dalin nga një studim të realizuar prej UBO Consulting”, të titulluar “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2021”.

Mesatarisht rezulton se një familje ka shpenzuar 150 euro.

Por, jo të gjitha familjet kosovare e festojnë këtë festë.

“64 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thuhet në raport.

Nënkupton se edhe 36 për qind nuk e festojnë – kjo për shkaqe të ndryshme.

Por, dominon arsyeja se kjo festë nuk fërkon me bindjet e tyre, arsye e 83 për qind të atyre që s’e festojnë.

Ndërkaq, 14 për qind për shkaqe ekonomike e 3 për qind për të tjera shkaqe.

Shumica e këtyre shpenzimeve shkojnë për ushqim dhe pije. /SHQIP.COM