Kosovare Asllani e argjendtë, mposhtet në finale ndaj Kanadasë

Kanadaja ka arritur të fitojë medaljen e artë në futboll në konkurrencën e femrave në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.
Suedia në krye me Kosovare Asllanin është mposhtur në finale nga Kanadaja pas ekzekutimit të penalltive.
Asllani ishte asistuesja e golit të vetëm të Suedisë, e cila u shënua nga Stina Bleckstenius në minutën e 34-të, për rezultatin fillestar të ndeshjes, 1-0.
Kanadezet arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 68-të, ku Jessie Fleming shënoi nga pika e bardhë.
Në ekzekutimin e penalltive, Kosovare Asllani humbi njërën nga gjashtë gjuajtjet e Suedisë.
Të pasakta te kombëtarja suedeze ishin edhe Anna Anvegard, Caroline Seger dhe Jona Andersson, kurse të sakta u treguan Nathalie Bjorn dhe Olivia Schough, por pa ndonjë ndikim.
Për Kombëtaren e Kanandës të sakta u treguan Jessie Fleming, Deanne Rose dhe Julia Grosso, ndërsa të pasakta ishin Ashley Lawrence, Vanessa Gilles dhe Adriana Leon.
Kjo është hera e parë që Kanadaja fiton medaljen e artë në Olimpiadë në futbollin e femrave./Shqip.com
For the first time, the women’s #Football #Gold medal winners are @canadasocceren!#StrongerTogether | @Tokyo2020 | @FIFAWWC pic.twitter.com/6ieIxHObZ9
— Olympics (@Olympics) August 6, 2021