Sport Ndërkombëtar

Kosovare Asllani bëhet femra e parë që merr çmimin “Këmba e Artë”

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është bërë femra e parë që ka marrë çmimin ‘Këmba e Artë’, i ndarë nga Principata e Monakos.

Asllani tha se ky është një çmim që ndahet për dikë me një karrierë të madhe ndërkombëtare, është të paktën 29-vjeç dhe ka një personalitet të fortë.

Bashkë me Asllanin, çmimin e njëjtë e ka fituar edhe Roberto Lewandowski, për meshkuj.

“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një lojtare femra”, shkroi Asllani në Facebook, shkruan Shqip.com.

“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shtoi ajo.

Asllani falënderoi Monakon, Princin Albert, Presidentin Antonio dhe gjithë organizatën, për mirënjohjen.

“Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, përfundoi futbollistja me renome botërore.

Asllani luan me gjigantin italian Milan. Në 11 ndeshje i ka realizuar 7 gola në këtë edicion.

/Shqip.com