Sport Shqiptar

Kosova zhvillon dy miqësore në nëntor

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

“Dardanët” më 16 nëntor përballen me Armeninë, kurse tri ditë më vonë do të luajnë kundër Ishujve Faroe.

FFK ka bërë të ditur se këto do të shërbejnë si ndeshje përgaditore.

“Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, e të cilat do t’i shërbejnë Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm”.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova në kualifikimet e Euro 2024 bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndeshjen e parë kualifikuese Dardanët do ta luajnë si mysafirë kundër Izraelit, më 25 mars.

/Shqip.com