Ekonomi

Kosova zë vendin e 93-të në botë për korrupsion

Shoqata “Trace International”, së fundmi ka publikuar Indeksin e Korrupsionit për vitin 2021.

Sipas Indeksit të Korrupsionit për vitin 2021, Kosova është në vendin e 93-të dhe rreziku i korrupsionit në sektorët më të rëndësishëm mund të karakterizohet si mestar.

Indeksi mat rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të botës. Sipas të dhënave të këtij viti, Kosova ka gjithsejt 47 pikë.

Vlerësimi është bërë duke u bazuar në katër fusha.

Kosova në listën e Indeksit të Korrupsionit për vitin 2021

Në fushën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me Qeverinë, Kosova merr notën mesatare prej 43 pikësh. Kurse në parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit Kosova ka marr një notë mesatare prej 54 pikësh.

Sa i përket transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil, Kosova ka marrë një rezultat mesatar prej 58 pikësh.

Kurse, kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile në indeksin e korrupsionit është vlerësuar me 39 pikë.

Tri vendet e para në Indeks (me rrezikun më të ulët të ryshfetit) janë Danimarka, Norvegjia dhe Suedia, dhe vendet e fundit janë Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut./Shqip.com