Sport Ndërkombëtar

Kosova udhëton drejt Polonisë, gati për përballjen e radhës

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka udhëtuar drejt Polonisë, aty ku e pret ndeshja e radhës në kuadër të kualifikimit për kampionatin botëror.

Pas fitores kundër Armenisë, “Dardanet” do të përballen me Poloninë.

Në ndeshjen e fundit Kosova mposhti Armeninë 2:1, kurse Poloni mposhti Shqipërinë me po të njëjtin rezultat.

Këto skuadra gjenden në grupin F, së bashku me Norvegjinë, Belgjikën, Shqipërinë dhe Armeninë.

Kosova gjendet në vendin e parafundit me shtatë pikë, duke lënë pas vetëm Armeninë.

Norvegjia kryeson i ndjekur nga Belgjika, Polonia e Shqipëria.

Kjo është ndeshja e fundit në këtë fazë dhe Kosova nuk ka gjasa kualifikimi./Shqip.com