Kosova U22 mposhtet nga Azerbajxhani
Publikuar:
(20.05.2022 21:48:47)

Kombëtarja e Kosovës U22, në konkurrencën e meshkujve, është mposhtur me rezultat 3-0 në sete.
Kjo ishte përballja hapëse për ‘Dardanët’ në Grupin E, kualifikues për Kampionatin Evropian.

Takimi u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e këtij grupi nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).
Djelmoshat e Faton Mustafës u munduan të bëjnë më shumë, sidomos në setin e parë dhe të tretë, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatën.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon nesër, kur përballet me një tjetër skuadër mjaft të mirë, Sllovakia./Shqip.com