Sport Shqiptar

Kosova U21 deklason Andorrën

Kosova U21 ka arritur me lehtësi ta mposht Andorrën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” në udhëtim fituan me rezultat bindës 0:3.

Valmir Veliu shënoi në minutën e 11-të për rezultatin fillestar 0:1, rezultat ky që u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kosova shënoi dy herë për dy minuta për të shuar dilemën e fituesit.

Fillimisht ishte Ilir Krasniqi që në minutën e 52-të shënoi, për 2:0, kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kreshnik Krasniqi, i cili gjeti golin në minutën e 54-të.

Tani Kosova ngjitet në vendin e tret në grupin G, me 11-të pikë, tetë më pakë se Anglia e Republika Çeke që gjenden në dy vendet e para.

Kosova në tetë ndeshje ka tri fitore, tri humbje dhe dy barazime./Shqip.com