Sport Shqiptar

Kosova U20 ndalet nga Maqedonia e Veriut

Kosova ka pësuar humbje nga Maqedonia veriore në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20.

Në përballjen që u zhvilluan në Shkup përfundoi me rezultat bindës 69:83 (20:16, 9:18, 16:24, 24:25).

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por dardanet në fund luftuan dhe me një seri prej 7:0, e mbyllën këtë pjesë 20:16.

Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë, por vendaset shkëputen në fund, për të shkuar në pushim me rezultat 29:34.

Maqedonaset arritën të krijojnë epërsi prej dhjetë pikësh, 29:39, por një seri e suksesshme e vashave të Kosovës bëri që të afrojnë rezultatin në 40:41, megjithatë, vendaset sërish u shkëputën, ku rezultati pas 30 minutash ishte 45:58.

Kosova tentoi rikthimin në periudhën e fundit, por nuk arriti qëllimit dhe pësoi 69:83.

Te Kosova u dalluan Anita Grainca me 14 pikë e tetë kërcime, Agnesa Rrahmani me 22 pikë dhe Astera Tuhina me 15.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon ndaj Kroacisë, të dielën (nesër) nga ora 18:45./Shqip.com