Kosova U19 mbyll përgatitjet e fundit, gati për Sllovakinë
Publikuar:
(22.03.2023 23:29:47)

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futsal po qëndron në Porto të Portugalisë, ku do të luajë në fazën kualifikuese ‘Main Raund’.
Përzgjedhësi Suad Keqi ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Sllovakisë, që zhvillohet nesër (e enjte) nga ora 16:00, shkruan Shqip.com.
Kosova është në Grupin 3, ku për kundërshtarë do të ketë Portugalinë, Sllovakinë dhe Bjellorusinë.
Kosova kaloi kualifikimet primare, pas barazimit me Gjermaninë (3:3) në ndeshjen e parë dhe fitores ndaj Maqedonisë së Veriut (6:3).
/Shqip.com