Kosova U19 fiton turneun “Roma Caput Mundi”

Dardanët dalin fitues nga kryeqyteti Italian.
Në ndeshjen finale të luajtur në Romë, Dardanët U19 e kanë mundur Lazion U19, me rezultat 2:1, duke u konfirmuar për herë të dytë radhazi kampion të këtij eventi.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Bersaglia.

Por, më pas Dardanët e rinjë e përmbysën rezultatin me golat e Riad Jasharit nga penalltia në minutën e 15-të dhe Etnik Brrutit në pjesën e dytë.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh i lumtur që ekipi i tij e fiton këtë turne për herë të dyë radhazi, duke dëshmuar cilësi dhe kulturë të lartë sportive.
“Këtë turne e vlerësoj si shumë pozitiv, ngase i kemi luajtur katër ndeshje me intensitet në një periudhë të shkurtër prej pesë ditësh. Jemi bazuar kryesisht në ekipin që e kemi titullar, në mënyrë që ta shohim përgatitjen e tyre para ndeshjeve zyrtare. Kemi hasur paksa vështirësi në ndeshjet me skuadrat më të dobta, si pasojë e motivimit më të vogël, por me ekipet e forta kemi treguar shumë seriozitet, angazhim dhe kualitet”, tha ai fillimisht

Selektori po ashtu theksoi edhe rëndëdinë e këtij eventi, si dhe rastin e mirë që kishin lojtarët për ta treguar veten.
“Në përgjithësi turneu ishte shumë i dobishëm, ngase e kemi pa në tërësi një grup të lojtarëve në të cilët mund të llogarisim, ku 12-13 lojtarë e kanë dëshmuar se e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares, derisa të tjerët që kanë pasur hapësirë më të vogël, do t’u jepet rasti herave tjera për t’i dëshmuar vlerat e tyre”, ka thënë Krasniqi.
Përndryshe, Kosova e kishte fituar këtë turne edhe në vitin 2020, derisa në vitin 2021 ai nuk është mbajtur për shkak të pandemisë. /Shqip.com