Sport Shqiptar

Kosova U17 “turpëron” Shqipërinë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja e Kosovës U17 në kategorinë e femrave ka arritur të marrë një fitore bindëse përballë Shqipërisë.

Ndeshja e fundit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Grupin 3 të Ligës B për Kampionatin Evropian U-17 përfundoi me rezultat bindës 6:0.

Kosova ishte më e mirë që nga minuta e parë, duke e marrë  epërsinë në minutën e 6-të, me golin e Elona Pacit.

Vetëm katër minuta më vonë Alba Shabani u përkujdes për 2:0.

Teksa ishte përsëri Shabani që pak para pushimit realizoi për 3:0.

Në pjesën e dytë fillimisht shënoi Rita Feka, derisa në minutën e 54-t shifrat në 5:0 i çoi Paci, duke shënuar kështu golin e dytë personal.

Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Ndoci, me autogolin e shënuar në minutën e 75-të.

Maqedonia e Veriut i vazhdon garat në raundit e dytë kualifikues në Ligën A, derisa Kosova mbetet të presë bilancin e të gjitha grupeve dhe në rast se nuk ka skuadër me bilanc më të mirë nga grupet e tjera nga vendi i dytë, atëherë kalon në Ligën A.

Në të kundërton do t’i vazhdojë kualifikimet në raundin e dytë në Ligën B, që zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm.

/Shqip.com