Sport Shqiptar

Kosova U17 mundet nga Irlanda në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropian

Kosova U17 (femrat) janë mposhtur në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e këtij viti.

Të udhëhequrat e përzgjedhëses Sanije Krasniqi kanë pësuar të enjten me rezultatin 3:0 nga Republika e Irlandës, në ndeshjen e Grupit 5 të Ligës A.

Ky ballafaqim u zhvillua në Tarnos të Francës, që është nikoqire e grupit.

Ndeshjen e dytë të Grupit 5, Kosova e luan kundër Francës më 26 mars.

Ndërkohë, fazën grupore e mbyll me ndeshjen kundër Italisë më 29 mars.

Fituesit e shtatë grupeve kualifikohen në Evropianin që organizohet në Estoni, nga 14 deri më 26 maj. Estonia si organizatore është e kualifikuar.

/Shqip.com