Kosova U17 mposht edhe Malin e Zi, përfundon e pesta

Volejbollistet e Kosovës U17 kanë lidhur tri fitore në raundin e parë të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti.
Pas dy fitoreve ndaj Moldavisë, volejbollistet e përzgjedhësit Donald Suxho të dielën kanë mposhtur edhe Malin e Zi.
Ndeshja me Malin e Zi ishte e vlefshme për vendin e pestë të zonës ballkanike të kualifikimeve.
Volejbollistet kosovare ishin bindëse ndaj atyre nga Mali i Zi. Fituan 3:0 në sete.
Në setin e parë, Kosova fitoi 25:13. Seti i dytë përfundoi 25:23, ndërsa seti i tretë 25:21 në të mirë të Kosovës.
Të shtunën, Kosova U17 kishte fituar 3:0 ndaj Moldavisë, në ndeshjen e parë për plasman.
Ndaj moldaveve, Kosova kishte fituar edhe të premten. 3:2 në sete përfundoi ndeshja e fundit në kuadër të grupit B.
Kosova fillimisht kishte pësuar nga Rumania dhe Bullgaria, për të përfunduar e treta në grup dhe tani e pesta në përgjithësi.
Është ky një hap i rëndësishëm para për gjithë volejbollin kosovar.
/Shqip.com