Kosova U16 pëson humbje nga Gjibraltari
Publikuar:
(23.03.2023 16:16:38)

Përfaqësuesja e Kosovës U16 ka pësuar humbjen e dytë në turneun që po e zhvillon në Bullgari.
Dardanët e rinj kanë pësuar humbje nga Gjibraltari me rezultat 2:1.
Kjo është humbja e dytë radhazi, derisa të parën e humbën nga Bullgaria 2:0. Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon me Maqedoninë e Veriut.
Kosova U16 udhëhiqet nga trajneri Arbnor Morina.
/Shqip.com