Sport Shqiptar

Kosova triufmon në Kroaci

Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 60-63 në udhëtim te Kroacia.

Dardanet patën përballë vetes kundërshtare mjaftë të forta, por në fund e arritën qëllimin.

Diferencën arritën ta bëjnë në çerekun e katërt – të cilin e fituan me rezultat 11:19.

Basketbollistja më e dalluar në parket ishte Astera Tuhina – e cila realizoi 28 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.

Ndeshjen e radhës – Kosova e zhvillon ndaj Malit të Zi, të hënën nga ora 14:15. /Shqip.com