Kosova synon ta lë pas Gjeorgjinë
Publikuar:
(12.10.2021 12:41:48)
Kosova e pret Gjeorgjinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Dardanët kanë grumbulluar katër pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara.
Së fundi u mposhtën nga Suedia në udhëtim.
Por, sonte shënojnë që ta mposhtin Gjeorgjinë, skuadër që është në pozitën e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar.
Kësisoj, Kosova do ta shmangte pozitën e fundit në grup.
Kjo pasi gjasat për kualifikim edhe matematikisht janë të pamundura.
Suedia në vendin e dytë ka 8 pikë më shumë se Kosova dhe një ndeshje më pak.
Ndërsa, grupin e kryeson Spanja me 13 pikë. /Shqip.com