Sport Shqiptar

Kosova synon fitore në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave do të marr pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Ky kompeticion do të mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më tre korrik.

Derisa lojtaret e Kombëtares së Kosovës u shprehën optimiste për këtë kampionat.

Basketbollistja, Aulona Muhadri, ka thënë se Kosova synon shpalljen kampion.

“Këtë vit nuk do të shkojmë vetëm për të marrë pjesë, por edhe të kemi rezultate të mira e pse mos të kthemi edhe me titull. Kur jemi në punë gjatë procesit nuk është që e vëren shumë këtë përgjegjësi, por kur jemi në lojë është ndjenja më e mirë që mund t’i ndodh një sportisti që ta përfaqësoj shtetin”, është shprehur Muhadri për faqen zyrtare të FBK-së.

Kombëtarja e Kosovës është formuar vetë vitin e kaluar dhe kjo është hera e dytë që merr pjesë në kompeticion.

Në vitin 2021, “Dardanet” zunë vendin e tret, duke humbur vetëm në gjysmëfinale./Shqip.com