Lajme

Kosova shënon rritje të numrit të vaksinimeve anti-COVID’19 në krahasim me Shqipërinë

Vaksinimi anti-COVID

Kosova ka shënuar rritje të numrit të vaksinimit anti-COVID’19 të popullatës në krahasim me Shqipërinë, njofton Shqip.com.

Edhe pse e filloi procesin e vaksinimit dy muaj pas Shqipërisë, Kosova ka arritur që deri në fund të shtatorit, të vaksinojë 41.01 për qind të popullatës, prej të cilëve 26.91 të vaksinuar plotësisht, kurse 14.10 për qind vetëm me një dozë.

Të dhënat e procesit të vaksinimit kundër Coronavirusit në Kosovë.

Sipas të dhënave, që nga 11 janari, Shqipëria ka vaksinuar 32.77 për qind të popullsisë, prej të cilave në 27.24 për qind janë dhënë dy doza, kurse 5.53 janë vetëm me një dozë të vaksinës anti-COVID.

Procesi i vaksinimit anti-COVID’19 në Shqipëri.

Ndërkaq, sa i përket rajonit, Kosova radhitet e dyta në bazë të numrit të vaksinimit të popullsisë.

Në të dhënat e publikuara, Serbia prin me numrin e vaksinave të dhëna, ku në total ka vaksinuar 44.56 për qind të popullsisë, prej të cilëve vetëm 2.04 për qind me një dozë.

Kurse, në Maqedoninë e Veriut, numri i përgjithshëm i vaksinimeve ka arritur në 37.73 për qind, nga të cilët 2.93 me një dozë, teksa në Malin e Zi janë vaksinuar 38.53 për qind të popullatës, prej të cilëve 4.96 për qind me një dozë.

E fundit në procesin e vaksinimit është radhitur Bosnje e Hercegovina, ku 19.43 për qind janë vaksinuar, e prej tyre vetëm 13.06 për qind me dy doza.

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Ballkan

Ndryshe, procesi i vaksinimit në Kosovë ka filuar më 29 mars të këtij viti, ku i pari ka qenë kryeministri i vendit, Albin Kurti cili është vaksinuar.

Lexo edhe:
Ministria e Shëndetësisë fillon lansimin e certifikatave elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

Më 28 mars, Kosova kishte pranuar kontingjentin e parë të prej 24 mijë vaksinave anti-COVID’19 të AstraZenecas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë./SHQIP.com