Kosova shënon fitore ndaj Serbisë në kuadër të Kampionatit Ballkanit të Volejbollit

Djemtë dhe Vashat e Kosovës kanë arritur që të korrin një sukses të radhës.
Në të dy konkurrencat, Dardanët kanë shënuar fitore në kuadër të Kampionatit Ballkanit.
Kosova në konkurrencën e meshkujve ka arritur fitore me rezultat zyrtarë ndaj Serbisë pasi ekipi serb nuk u paraqit në fushën e lojës.
“Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami fitoi me rezultat 2-0 në sete, pasi ekipi serb nuk u paraqit në fushë” thuhet në njoftimin e Federatës.
Ndërsa në konkurrencën e vajzave, Kosova mposhti Turqinë me rezultat të njëjtë, 2:0.
“Në anën tjetër, vajzat Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani – të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi – treguan paraqitje brilante kundër Turqisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 (21-15, 21-15) në sete”, thuhet më tutje në njoftim.
Vajzat ndeshjen e radhës e zhvillojnë po ashtu kundër Turqisë, sot me fillim nga ora 15:40, ndërsa më anën tjetër, meshkujt do të takohen me Moldavinë ose Turqinë, varësisht nga rezultati i ndeshjes tjetër, në përballjen që luhet me fillim nga ora 14:00./Shqip.com