Sport Shqiptar

Kosova rrezikon pjesëmarrjen në Botërorin e boksit

Kampionati Botëror i boksit do të zhvillohet nga 1 deri më 15 maj në Tashkent të Uzbekistanit.

Kosova ka planifikuar të përfaqësohet më tre boksierë në këtë garë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Loris Idrizi.

Por, si gjithmonë, pjesëmarrja e kosovarëve kushtëzohet nga vizat e vendit organizator. Këtë shqetësim e ka shprehur sot edhe Federata e Boksit të Kosovës përmes një njoftimi.

Sipas tyre, në rast se vizat nuk lëshohen deri në fund të kësaj jave ekipi kosovar i boksit nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

FboxK shpreson që Uzbekistani do t’ua lëshojë vizat në mënyrë që boksierët kosovarë të marrin pjesë në këtë garë.

/Shqip.com