Kosova rikthehet në aksion në qershor
Publikuar:
(29.03.2023 18:34:31)
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, barazi me Andorrën (1-1), rezultat ky që zhgënjeu futbolldashësit kosovar.
Kosova dhe Andorra u përballen mbrëmë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2024.
‘Dardanët’ regjistruan dy barazime në dy ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Grupit I kundër Izraelit dhe Andorrës, transmeton lajmi.net.
Kosova do të rikthehet sërish në aksion në muajin qershor.
Më 16 qershor ‘Dardanët’ zhvillojnë ndeshjen ndaj Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’, kurse tre ditë më vonë, respektivisht, më 19 qershor, Kosova zhvillon ndeshje si mysafire me Bjellorusinë.
/Shqip.com