Kulturë Kino

Kosova propozon filmin ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli për Oscars 2022

Filmi 'Zgjoi',

Tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli është propozuar nga Kosova si kandidati i saj zyrtar për garën në Oscar.

Lajmi është bërë i ditur nga vet faqja e Qendrës Kinematografike të Kosovës në Facebook.

“‘Zgjoi’ është sa intim, aq edhe universal, që prekë thellë me tregimin, e dhimbjes, qëndrueshmërisë dhe përfundimisht triumfit. Filmi është i realizuar me mjeshtëri në mënyrë realiste, të përmbajtun dhe me gravitet të thellë. Tregimi i vërtetë i Fahrie Hotit në ‘Zgjoi’-n është shprehje kinematografike inspiruese në sfidimin e status quose dhe rolet nënshtruese të konstruktuara nga shoqëria në Kosovë dhe botë”, thuhet në njoftim.

Producentë të këtij filmi janë Yll Uka, Valon Bajgoradhe Agon Uka.

 “Zgjoi“ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga Level./SHQIP.com